Ervini: Jam lënduar nga Ermela, por do luftoj të mos e humbas

“Jam vetëdivorcuar” u shpreh Ermela, një ditë pas festës së Shën Valentinit, në shtëpinë e “Big Brother”. Deklaratë që erdhi pasi ajo ishte takuar me dashurinë e saj, Ervinin, në spektaklin e së shtunës…

Kaspersky 2011 Me Crack v1.53

Ky crack aktivizon Kaspersky për 3700 ditë, dhe çelësi i instaluar nuk do të bllokohet, madje edhe pas updatet Ajo punon me Kaspersky Antivirus & Internet Security 2011. Ajo punon me të gjitha gjuhët, dhe të gjitha versionet e windows32bit dhe 64bit.

Luana Vjollca shpreh dashurinë për Adrianin

Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, nuk e kanë thënë me zë të lartë se janë bashkë dhe më të dashuruar se kurrë. Megjithate, i pari që theu akullin ishte Adriani, i cili për mediat shqiptare pranoi që ishte i lidhur me Luanën, ndërkohë që kjo e fundit akoma nguron të flasë…

JU RREFEJ ANEN E PANJOHUR TE OGRENIT. AI NUK ESHTE 'HOMOSEKSUAL

Ndërsa Ogreni dhe Neda duket se vendosën stabilitet në lidhjen e tyre brenda shtëpisë BB4, një deklaratë mediatike jashtë parashikimeve të publikut u dha nga Olsi i “Big Brother 1”, ,.....

Zbulohet në Hënë “shpella” ku mund të jetojnë njerëzit 0

Administrator | 2:45 PM |

Zbulohet në Hënë “shpella” ku mund të jetojnë njerëzit



Jeta jashtë tokës ndoshta është e mundshme edhe për njerëzit, meqë shkencëtarë të Indisë kanë zbuluar një shpellë të madhe vullkanike në Hënë, e cila mund t’u shërbejë vizitorëve nga planeti ynë për strehim. Atë e bënë të përshtatshme për jetë të njerëzve temperatura konstante rreth 20 gradë Celsius nën zero, që është shumë më e përshtatshme se temperatura në territoret e tjera të Hënës, të cilat alternojnë nga minus 180 deri në + 130 gradë.
Tavani i kësaj shpelle është i trashë 40 metra, që ofron mbrojtje të shkëlqyeshme nga rrezatimi. Shpella është e gjatë 1.7 kilometra dhe e gjerë 120 metra, është konstatuar përmes analizës së fotografive 3 D, të cilën e ka bërë fluturakja Chandrayaan 1. Mjafton që në të mund të vendoset një qytezë e Hënës. Parashihet që zbulimi i kësaj shpelle do të shpejtojë kolonizimin e Hënës, por shkencëtarët tërheqin vërejtjen se kjo nuk mund të pritet së paku brenda 20 vjetësh. Është një lajm i keq për ata që thonë se më me qejf do të iknin nga çdo gjë, madje në Hënë.

Noizy: 'S’jam gati të marr vendime në dashuri' 0

Administrator | 7:32 AM |

Noizy: 'S’jam gati të marr vendime në dashuri'














Quhet Rigels Rajku, por të gjithë e njohin me emrin Noizy. Me veshjen tipike prej rapperi, tatuazhet e shumta në trup, tekstet e këngëve provokuese dhe lajmet e diskutueshme që mbërrijnë nëpër gazeta, në dukje ngjan agresiv, por kur e njeh nga afër ai është mjaft “cool”. Rapper i shfrenuar, Noizy është bërë një mysafir i qëndrueshëm në ngjarjet muzikore dhe playlistat e çdo programi muzikor. Por a janë fama dhe fati, ëndrrat e tij që u bënë realitet? Si të gjithë rapper-it e tjerë ai ka zgjedhur një emër arti, Noizy, ndërsa për familjarët dhe të afërmit e tij është thjesht Rigel. Në moshë shumë të re ka njohur suksesin. Vetëm në pak vite rapper-i 24 vjeçar u shndërruar nga kampioni i “streetlight” (ndeshje e boksit të rrugës) në kampionin e muzikës rap.

Historia e tij nis lagjeve të Londrës ku jetoi me familjen e tij, për tu kthyer në Shqipëri e për tu shndërruar në historinë e një rapper-i  të pëlqyer nga adoleshentët. Kjo është historia e ndryshimit, që vetw Noizy rrëfen. Tregon gjithçka me sinqeritet, siç bën me tekstet e këngëve të tij. Po a janë tekstet e tij jeta e tij? Sigurisht që jo, sepse në të kundërt “jeta ime do të ishte si një foto me ngjyra shumë më të errëta” thotë ai.

Megjithatë ka qenë dhe është një jetë mes sfidash, ku tani bën pjesë edhe përpjekja për të mbrojtur imazhin nga gossipi i botës vip.

Noizy pse ke zgjedhur të këndosh rap?

Nuk e zgjodha, thjesht gjeta veten në rap music.

Rap-i për ty, është gjini muzikore apo stil jetese?

Mendoj se është kulturë.

Muzika rap përmban në vetvete një lloj agresiviteti dhe revolte. Ndaj kujt drejtohet revolta jote?

Për momentin s’kam asnjë në shenjestër edhe pse “mixtape”i ri që do të dalë së shpejti do të jetë i gatuar me shumë spec djegës në studio.

Çfarë gjen ti tek muzika rap?

Dhe pse rap music ka lindur nga dhuna në rrugë, nuk do të thotë që duhet të vazhdojë ashtu, sepse rap-i siç dihet është muzikë dhe muzika nëqoftëse nuk është e bukur, nuk dëgjohet….Kështu që unë mundohem të gjej dhe të jap më të mirat në rap music.

Tekstet e këngëve ti i bën vete. Kjo të jep përparësi?

Të gjitha vetë, sepse asnjë person nuk mund të shprehë ndjenjat e mia në ato momente siç mund të shprehem unë dhe normalisht nuk mund t’ia marr dikujt tjetër tekstet për t’i kënduar unë, sepse sado i mirë, ose i keq mund të jem, unë ashtu dua të shprehem… Dhe kjo gjë, pra të shkruarit vetë të teksteve normal që të jep përparësi dhe shumë biles.

Këngët e tua janë jeta jote?

…Po të ishin këngët e mia jeta ime, atëherë do ishte si një foto me ngjyra shumë më të errëta, se kjo fotoja që ju kam dhënë …(qesh)

Kur u ktheve nga Anlia në Tiranë e mendove se do bëheshe kaq i famshëm?

Jo, jo kaq shumë, jo në këtë farë mënyre, por erdhi falë gjithçkaje pozitive që ka ndodhur rreth meje, plus dhe stërlodhjes të gjithë grupit për këngët që kemi bërë rradhazi, njëra pas tjetrës.

Rap-in e fillove këtu apo që në Angli?

Nuk nisi direkt rap, unë në fillim ia kam nisur me poezi, shkruaja shumë për Kosovën që ishte në luftë dhe për situatën në Shqipëri të ‘97-ës. Edhe në shkollë e kam mësuar që këngët në të vërtetë janë si poezitë, por me melodi, ose thjesht recitim me stil të bukur.

Në Angli je marrë me boks, “streetlight” dhe ke dalë fitues. Tani i këndon ritmeve të rrugës. Kaq e vështirë është jeta për një adoleshent në Angli apo Tiranë?

Për një të ri shqiptar, varet se çfarë tipi është, nuk janë të gjithë si unë dhe nuk kanë kërkuar të gjitha ato gjëra që kam kërkuar unë. Unë kërkoja mos të ofendoheshim, asgjë tjetër veç kësaj, sepse unë s’jam racist, ndërsa shqiptarët në moshën time ishin mësuar duke i ofenduar si “fu*king albanians refugies”, sepse i kthenin mbrapsht. Unë s’i kam pasur kurrë dokumentat e qëndrimit në Londër dhe i kam bërë me një milion probleme.

Çfarë i ke sjellë rap-it shqiptar?

I kam sjell revolucion, kemi dhe ne gojë që t’i themi botës që edhe këtu në Shqipëri kemi rap, sado i vogël të jetë, prap diçka ekziston. Por kësaj pyetje dua që t’i përgjigjem më saktë pas disa vitesh…tani nuk është koha!

Je i ri dhe ke një vajzë 3 vjeçe. Mendon se kur të rritet ajo do ta pëlqejë muzikën që bën sot babi i saj?

Nuk e di, muzika ime ka ndikuar shumë tek të rinjtë. Madje edhe vajza ime që kur ishte foshnjë nuk më therret në emër, por “Money” nga kënga “Mr. yesterday”!(qesh)

Si reagojnë prindërit e tu kur dëgjojnë tekste kaq protestues?

S’e di, kurrë s’i kam pyetur, por mami me babin më thonë përherë që të bëj kujdes me tekstet, sepse ndikojnë tek të rinjtë. “Mos shaj, por jep mesazhe pozitive!” më thonë. Mami më thotë: “Veç fu*king, fu*king! Ç’është kjo këngë?! S’bën fare!” Hahaha!

Përse e ke bërë të njohur jetën private, për publicitet, apo për të qenë i sinqertë me fansat tu?

Jo, në fakt vajzës sime, Leandrës i kam bërë një këngë që ka titullin “little lady” dhe një gazetar më shtroi pyetjen për të. Unë në fakt u habita, por u përgjigja shumë saktë duke i thënë se kam një vajzë shumë të bukur, quhet Leandra (ishte një vjeç atëherë). Nuk mund të përdoret fëmija për publicitet, sepse nuk është asgjë për t’u mburrur, as për t’u marrë shembull nga dikush, sepse ajo jeton vetëm me mamin e saj, pa mua për shkak se unë dhe mami i saj jemi ndarë….Por tani kemi kontakte dhe shumë biles. E kam takuar shumë herë Leandrën, jashtë shtetit dhe në Shqipëri, sepse ndodhet këtu për momentin.

Fama të ka ndihmuar për femrat?

Si për femrat? E kuptoj se ku do të dalësh, por po më vjen sikur femrat janë në shitje dhe unë tani po dal të blej, sepse ato femra që më duan për Noizy nuk më hyjnë në sy!… Por fama normal që më çon në një nivel tjetër, por kjo s’do të thotë që kur s’kisha famë s’kam qenë i lidhur me femra.. Edhe unë si çdo i ri tjetër…

Ke një lidhje dashurie?

Për momentin jo.

Cilat janë gabimet që nuk do të doje ti përsërisje më në dashuri?

Vendimet për të cilat s’jam gati.

Mendon se janë këngët apo trupi yt çfarë femrat pëlqejnë?

Po si shumë të rinj, unë kam qëlluar çun me fizik të mirë dhe femrat normal flasin për trupin dhe këngët, por edhe për një femër vip, me trup të mire, meshkujt flasin për të, ose për këngët e saj…Domethënë unë kam ofruar çfarë kam, muzikë dhe imazh.

Sa tatuazhe ke në trup dhe kur e ke bërë tatuazhin e parë?

Kam gjashtë tatu, tatuazhi i parë ka qenë portret i fëtyrës së mamit të Leandrës, domethënë është ish e dashura ime. Pse e kam bërë? S’do shkencë për tu përgjigjur. Hehe!

Në dashuri je po kaq dominant sa në këngë?

Sipas horoskopit kinez, kur po e lexoja shenjën time, pashë se isha “tigri” dhe aty shkruante që personi që bie në dashuri me këtë shenjë duhet të ketë shumë kujdes, pasi tigrat janë shumë dominues në biznes dhe në dashuri. Ç’të them tjetër i mjeri unë!

Ti e di se tashmë të shoqëron fama e një “gangsteri” në kuptimine mirë të fjalës. Ndërsa unë njoha një djalë kaq “cool”…

“S’mundesh ta gjykosh librin nga kapaku” i themi ne “kinezët”. Në fakt shumë njerëz ndryshojnë mendim pasi më njohin sado pak.

Si ka ndryshuar jeta jote pas suksesit?

Jam njeri me këmbë mbi tokë, nuk jam i hallakatur duke harxhuar kohën nëpër gjëra pa vlerë, por i jam futur  punës me shumë pasion, punë e cila më bën të derdh shumë djersë, ide dhe vëmendje. Kjo ka qenë ëndrra ime. O sot, o kurrë! Kur kam moshën dhe forcën më të madhe që mund të ketë njeriu ndonjëherë, nuk kam pse mos ta shfrytëzoj në maksimum. Domethënë e shoh këtë sukses sikurse suksesin tek boksi. Suksesi më ka disiplinuar sërisht, sikurse më kishte disiplinuar boksi dikur.

Çfarë të mërzit më shumë?

Kur më vonohet ushqimi. Që të heq mërzinë ujis lulet. (Hahaha)

Sa albume ke bërë gjithsej?

Kam bërë një album që ka titullin “Pak më ndryshe” dhe një mixtape me titull “Most wanted”.

Si do e përshkruaje veten si karakter?

Karakteri im s’ka pikë e as pikëpyetje, kështuqë mua s’më takon të flas.

Ke menduar ndonjëherë që tekstet e këngëve ti përmbledhësh në një libër me poezi?

Në “master plan” kam shumë gjëra t’i sjell fansave dhe Shqipërisë, jo vetëm muzikë ju premtoj… Por është shumë herët tani.

Kështu duhet të vishet një rapper gjithmonë?

Jo, ky është stili im. Pantallonat e mia nuk janë shumë të gjëra, janë pak më të gjera se xhinsat normale që veshin njerëzit e tjerë. Ndërsa ato që veshin bluza me sharje të shkruara, përbëjnë ofendim për atë që e vesh, sepse ti e shan dikë me bluzën tënde dhe e vesh me emrin e tij, …. Kjo do të thotë se je duke vdekur për pak vëmendje.

Një këngë rap a mund të quhet e tillë nëse aty nuk shahet me fjalë të rënda?

Rap-i ku shahet me fjalë të rënda nuk është muzikë e bukur, por është thjesht në trurin tënd një sferë shumë e vogël, që s’di të bëj asgjë tjetër, përveçse të shajë! Por edhe kënga pa ta shara, mund të quhet rap, edhe pse s’ka të shara. …Dëgjo, në rast se shan me lezet, siç i themi ne, hahet, e kupton? Kanë lezet pak sharje, por jo në atë farë mënyrë që s’mund t’i dëgjojë as nëna, as baba, as motra, as komshiu, asnjë lloj specie në tokë. Në rast se i dëgjon të gjitha këngët që m’i kanë bërë kundra meje në youtube mund ta kuptosh se ku e kam fjalën, rapper-a pa botë!

Cili është projekti muzikor më i afërt?

“Mixtape” që pata premtuar se do dilte para verës, nuk e nxora dot, sepse më ndodhi një problem me producentin dhe kështu që tani me shumë nxitim do e përfundoj çfarë kisha në plan para vere. Do iki të jetoj jashtë shtetit për të regjistruar albumin e dytë, dhe me plane shumë gjigande dua të provoj shansin që më është dhënë në disa oferta tepër të forta nga producentë shumë të mëdhej të rap-it që njihen në gjithë botën.

Si është një ditë e zakonshme?

Për momentin vetëm muzikë. Ja kam dhënë kënaqësinë muzikës të më shijojë. Hahaha! 24 orë nonstop muzikë në sistem. Edhe në ëndrra më del çelësi i muzikës.



Revista Shqip

Video Presioni i Ogrenit ndaj banoreve (Big Brother Albania 4) Video 0

Administrator | 8:03 AM |

Video Presioni i Ogrenit ndaj banoreve (Big Brother Albania 4)




Ja nje video tjeter per gjithe ato fansat e zgjarrt te Ogrenit qe mbajn si te ndershem kete tipin, i duket vetja i zgjut.  Mirjeta kujdes ti se do ikesh per dhjam qeni sic iku Klodiana, Toros, Henes do shkosh te grupi ti etj etj. Si i behet presion banoreve ne kete menyre sic e ben ky, te kishte qene ndonje banore tjeter qe kercenonte ne kete lloj forme  sic ben ky, jam i sigurte qe BB do e eleminonte, eshte per te ardhur keq qe kane dale cuna ma te mire si Ogreni dhe nuk e meritonin te dilnin para ketij, po cti besh mikut thuaj. Ska faj se ka kujt i ngjaj, i ngjan  (Kunatit) Sokol Balles qe sdi me ca te merret dhe merr Ramen cdo jave ne emisionin e vet qe ti tregoj prralla shqiptareve, dhe ky Ogrena kshu ben duke treguar tangarllek.

Si e favorizon 'Big Brother' Ogren Ballukun 0

Administrator | 12:40 PM |


Si e favorizon 'Big Brother' Ogren Ballukun





Qe Ogren Balluku po favorizohet tani ska me asnje dyshim. - Perse nuk u be transparente per publikun telefonata me motren e Ogrenit, por perkundrazi as nuk u permend fare. Ky eshte nje rast qe tregon favorizim te hapur pasi askush nuk di cfare udhezimesh ka marre nga familjaret .

- Ogreni eshte favorizuar disa here me imunitetin “gjoja me proven e liderit” per ti shpetuar nominimit dhe si pasoje edhe eleminimit pasi dihet antipatia e madhe qe eshte per te ne publik.

-Nga kjo e shtune kur Ogreni po ndjehet si finalist cinizmi ka mbuluar fytyren e tij te shemtuar dhe shpirtin e tij te keq duke provokuar pa fund banoret e tjere ( pervec Marielit qe nuk i prish pune) dhe duke shfaqur shenja te nje njeriu te vogel dhe te paedukate. Po kujtoj fyerjet qe i ben Ermeles me te njejten gjuhe si te Petritit te cilin e gjykoi shume rende per te njejten gje dhe shpifjet ndaj Gysit per jeten jashte BB. eshte per te ardhur keq qe nuk gjen dot argumenta per te luftuar per jetesen brenda BB. Ky eshte panik…

-Here pas here Ogreni harron dhe shfaq sigurine qe i jep mbeshtetja e Big-ut dhe kunatit te tij deri aty sa kercenon me ze te larte Gysin, Melen dhe Mirjeten se kush merret me ate del perjashta…kjo eshte e turpshme. 

Por ky favorizim i hapur i dashur BB nuk mund te sherbeje me shume se per ta cuar deri ne finale, pasi per me shume jeni te vetedijshem qe nuk mundeni dot ( nese vertet e vendos publiku) pasi Ogrenka juaj nuk gezon aspak simpati ne publik, perkundrazi eshte tipi me antipatik, cinik, i paedukate, i shemtuar si fizikisht ashtu dhe shpirterisht dhe nuk ka percjelle vlera morale dhe njerezore dhe per kete nuk meritonte te arrinte as deri ne finale…por si i behet kunatit…???!!!

Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub 0

Administrator | 10:26 AM |

Algeni: Karriera ime nisi nga sherri në Pub





Algen Nikolla, historia e djalit nga Lezha, si i bë personi më i kërkuar nga vipat e botës. Nga kasap, tashmë me një biznes security. Emrat, më të cilët ka punuar e bashkëpunuar: Ivana Trump, Sean Peen, John Colins, Martina Navratilova, Zuçhero, Ramazzoti, Fabio Capelo, Françesko Toti etj.

Kur flet me Algenin të ngjan sikur po lexon ndonjë revistë shou biz-i, ku gjenden të gjithë VIP-at e botës. Ai ka qenë me ta, jo vetëm i ka takuar, por ka ngrenë dreka, darka, madje edhe është dashuruar me ta. Njëra nga këto është vajza e Ornela Mutit, Naike Rivelli, e cila, pasi takoi djalin nga Lezha, i dha fund martesës së për të jetuar pesë vjet me radhë me Nikollën. Për shkak të kësaj, Algeni njihet më shumë si “Algeni i Big Brother, që ka pas të dashur gocën e Ornela Mutit”.

Por, ai ka për të na treguar shumë më shumë se kaq. Ndërsa e pyesim se si iku nga Shqipëria, fillon e na tregon; “Ika nga Shqipëria në vitin 1993, sapo kisha përfunduar shkollën e mesme “Skënderbej”, për dy vite bëra një jetë emigranti, me të mirat dhe të këqijat që mbart. Në vitin 1995 u ktheva në Shqipëri për të hapur një biznes kozmetike. Eci një vit e gjysmë dhe më pas nuk kisha më fitim me të dhe mbylla duke u kthyer sërish në Itali. Bëhet fjalë për 1997-ën. Po këtë vit u rinisa për në Itali ku fillova punoja kasap, kamerier…”. Po cila ishte shkëndija që e bëri Algenin “djalin” e preferuar të VIP-ave dhe të biznesmenëve?

Ishte një natë kur së bashku me disa shokë shkuam në një pub në Romë. Në të ishin edhe disa polakë që filluan të bënin sherr me ruajtësit e pubit, e pamë keq situatën dhe u futëm t’i ndihmonim, brenda pak minutash i bëmë polakët… që nuk çoheshin dot më. Këtu i rashë në sy pronarit të lokalit dhe më ofroi të punoja në atë ambient. Dhe prej aty punova për 2 vjet në të gjitha diskotekat e Romës. Kjo më dha mundësi të krijoja njohje dhe më pas fillova të shoqëroja futbollistët e Italisë. Më pas u bëra menaxher i trajnerit të Romës, Fabio Kapelo, i cili më ofroi punë në atë kohë për të qenë asistent e të qëndroja pas makinës së tij. Kjo ishte një gjë shumë e bukur për mua, pasi kisha qenë gjithmonë tifoz i skuadrës së Romës dhe, për fat, atë vit Roma u shpall kampione. Pas kësaj, fillova të punoja për zonjën Ivana Trump.

A keni ndjerë ndonjëherë vështirësi në ruajtjen e tyre?

Po tani edhe ka, t’ju tregoj një rast, kur ishim me zonjën Trump një fundjavë në barkë, tentuan të na vidhnin. Unë ndërhyra dhe evitova plaçkitjen dhe më pas policia erdhi arrestoi autorët. Në të gjitha intervistat që zonja Trump jepte, më falënderonte gjithmonë mua, kjo gjë sigurisht që më shtoi shumë pikë më pas dhe emri im shkoi gjithandej. Ky falënderim publik më hapi shumë dyer. Më pas organizova galanë e parë timen në festivalin e filmit në Kanë, dhe tani pres së shpejti të filloj festivali i filmit për të qenë sërish atje.

Jeni i pasur nga gjithë kjo?

Nuk mund të them që jam i pasur, kam shtëpinë time në Romë dhe jetoj normalisht.

Shumë kush e ka bërë këtë pyetje me kaq provoja jetësore, pse u tregua Algeni i mbyllur në “Big Brother”?

Shumë eksperienca të miat kam preferuar të mos i ndaj. Të tjerëve aty brenda do t’i dukej një lloj sikur po i lexoja një revistë, sepse mendja tyre e mbyllur nuk i kalonte kufijtë e Tiranës.

Ju jeni një njeri që keni kaluar shumë eksperienca në jetë, përse ju duhej një “Big Brother”?

Nisi si shaka me shokun tim Berti. Vendosa një bast me një shokun tim, nëse më pranonin ose jo në “BB” dhe ja ku e kam fituar bastin. Por mendoj se ishte një eksperiencë e bukur, radhitet në një nga aventurat e mia të radhës.

Po tani, cilat janë projektet tuaja?

Jam duke hapur një biznes në Shqipëri dhe duke pritur festivalin e Kanës për të qenë atje gjithmonë në ruajtje…

Dashuria me vajzën e Orenela Mutit

Me Naike Rivellin, Algeni është njohur në Montekarlo. Ajo kishte 3 muaj e martuar dhe braktisi lidhjen e saj për të bashkëjetuar për 5 vjet me radhë me djalin nga Lezha. Ishte një lidhje me shumë aventura nga ana e saj. Lidhja përfundoi në janar të 2007-ës. Tani marrëdhënia e Algenit me Naike ka ngelë në fazën që të gjitha kontaktet janë nëpërmjet zyrave legale.

Për banorët…

Ogreni: Nuk më duket

Ermela: 99-she.

Neda: Nuk duket, por kur kalon ndihet.

Marjeli: Pjatalarës që po i jep drejtim me Mirjetën.

Mirjeta: Gocë bobe.

Gysi: Matrapaz, tipiku i tregtarit të tezgave.




Intervistori: Entela Resuli

Ciljeta zgjedh Aleksandrin si menaxher 0

Administrator | 10:13 AM |


   Ciljeta zgjedh Aleksandrin si menaxher






Disa nënat, disa babain, motrën, vëllain, por edhe bashkëshortin dhe të dashurin. Një zgjedhje si kjo e fundit ka bërë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Ndërsa deri pak kohë më parë udhëtonte me të ëmën për koncerte, kohëve së fundit këtë detyrë i’a ka besuar të dashurit të ri Aleksandër Zacaj, i cili e ka shoqëruar të dashurën në koncertet që ka pasur në  Zvicër. Kjo zgjedhje nuk është diçka e padëgjuar për këngëtarët, pasi shumë kolege të saj tashmë kanë të dashurit si menaxher, që ua kryejnë punën me organizatorët, si psh: Dafina Zeqiri, Afërdita Dreshaj e shumë të tjera. 

Përveç fotove që ka realizuar me fansat e saj që kishin ardhur ta ndiqnin në koncertin tek disko “Puls”, këngëtarja ka realizuar disa foto edhe me Aleksandrin i cili e priste herë pas here pas pauzave në pjesën e rezervuar për vip-a në atë lokal. Kjo është dalje e re publike e Çiljetës me Aleksandrin, si dhe një eksperiencë tjetër në fushën e biznesit të koncerteve pas argëtimit nëpër klube të natës në Shqipëri.

Valtoni: Kengen qe me mbeti pergjysem me Emmy-n ia kushtoj asaj 0

Admin | 3:06 AM |

Valtoni: Kengen qe me mbeti pergjysem me Emmy-n ia kushtoj asaj























Para dy vitesh ishte një rastësi që këngëtari i njohur kosovar Valton Krasniqi të takohej me këngëtaren Emmy (Elsina Idershai) dhe po ashtu të mendonin për një duet. Ata realizuan këngën “Rastësisht u pamë”, klipi i realizuar në një aeroport dhe që u pëlqye shumë, duke e bërë të njohur këngëtaren e re. Që nga 1 marsi, Emmy nuk jeton më, por ashtu si disa kolegë të saj që kanë më shumë për të treguar nga planet muzikore të mbetura përgjysmë, edhe Valtoni ka një eksperiencë të tij. Ai rrëfen për këngën e re që kishte nisur të krijonte për Emmy-n, dhe remix-n e këngës “Rastësisht u pamë”, që ia kishte dërguar ta dëgjonte vetëm një ditë para ndarjes së saj fatale nga jeta në moshën 21- vjeçare.

Valton, ti ke qenë një nga miqtë artistë të Emmy-t, komunikonit shpesh me njëri-tjetrin?

Po ishim miq. Me Emmyn komunikonim shpesh në msn, pothuajse çdo ditë. Në bisedat tona një ditë më tha që kënga jonë “Rastësisht u pamë” vazhdonte të pëlqehej dhe ndaj menduam ta realizonim në variantin remix, të përshtatshme për “Club version”. Unë fillova ta bëj dhe arrita ta mbyll shpejt si këngë në variantin e ri. Vetëm një ditë para se të ndodhte aksidenti me Emmy-n, ajo më telefonoi pasi kishte shumë dëshirë dhe ishte kurioze ta dëgjonte këngën. Ia dërgova në email, dhe e pëlqeu jashtëzakonisht shumë.

Kishit menduar për një duet të dytë meqë me “Rastësisht u pamë”, ju patët sukses si çift?

Po. Para ngjarjes së rëndë që i mori jetën Emmy-t, ajo më telefonoi posaçërisht për këtë gjë, dhe kemi biseduar për një bashkëpunim të ri. Ishte një kërkesë që ma bëri ajo, duke më kërkuar të bëjmë këngë të re bashkë, pas suksesit të duetit tonë me këngën “Rastësisht u pamë”. E pranova me dëshirë kërkesën dhe madje fillova të punoj demon e këngës, që ajo fatkeqësisht nuk arriti ta dëgjonte.
Çfarë ke menduar të bësh me demo-n, do arrish ta realizosh këngën tani që ajo s’jeton më?

Demon e kam ende, dhe shpresoj ta realizoj me një këngëtar tjetër, pasi është zhanri i muzikës “club”. Do të jetë një këngë që unë kam menduar t’ia dedikoj Emmy-t. Në atë melodi dhe ato vargje do të mishërohet kujtimi për atë vajzë.

Ruan ndonjë kujtim special nga puna me Emmy-n, që vazhdosh ta mbash në arsenalin e kujtimeve të tua?

Një kujtim që më ka mbetur në mendje dhe kurrë s’do ta harroj, është një video “making of” e videoklipit “Rastësisht u pamë” që do ta ruaj ende. Nuk gjej fjalë për ta përshkruar këtë fatkeqësi, ende nuk mundem të besoj se Emmy nuk jeton më.

PSE INTERNET EXPLORER 9 NUK MUND TË BËHET I PARI? 0

Administrator | 12:54 AM | ,

PSE INTERNET EXPLORER 9 NUK MUND TË BËHET I PARI?



Internet Explorer 9 do të lëshohet zyrtarisht të hënën, më 14 mars. Microsoft ka qenë i suksesshëm, por ka pësuar rënie të aksioneve në tregun e përgjithshëm të shfletuesve. E vërteta është që nuk ka mundësi që 
internet Explorer 9 të jetë po aq i suksesshëm sa IE8.internet Explorer 9 është një uebshfletues i ngurtë. Ka qenë mjaft i suksesshëm dhe ka marrë shumë vërejtje kritike gjatë fazës së testimit beta. Hardueri shpejtoi prodhimin e grafikës me rezultate mjaft të shpejta dhe veçoritë e funksionet e reja në IE9 e bëjnë uebin një pjesë më të ndërlidhur në përvojën që përfiton përdoruesi në një kompjuter me sistemin Windows.Kufiri i këtij shfletuesi është që ai mund të bëhet pjesë vetëm e përvojës së një kompjuteri që ka Windows. Internet Explorer ka pasur një të metë të dukshme në tregun e shfletuesve. Derisa shfletuesit e tjerë si Firefox dhe Chrome punojnë në Mac OS X dhe sistemet Linux dhe poashtu në Windows, Internet Explorer është i përshtatshëm vetëm me Windows. Kështu që, është një pjesë e tregut prej 10 përqindëve që Microsoft kurrë nuk do ta arrijë.Internet Explorer 8 ka arritur që të bëhet shfletuesi numër një, me Internet Explorer 6 në vendin e 3, të përcjellur nga Internet Explorer në vendin e katërt. Internet Explorer 8 ka arritur ka 35% të tregut të shfletuesve.Kështu që, nuk do të ishte e arsyeshme që të pritej që Internet Explorer 9 do të arrijë një sukses? Sepse me IE9 Microsoft e ka vendosur veten në një kënd edhe më të vogël. Derisa paraardhësit e vet janë të kufizuar vetëm për sistemet Windows, IE9 punon me Windows Vista (me versionin SP2 ose me ndonjë version më të ri dhe me Windows 7. I bazuar në numrat e tanishëm në tregun për sistemt operative, Windows XP ende ka më shumë se gjysmën e tregut dhe e tërë shpërndarja e sistemit Windows 7 dhe Windows Vista është më pak se shpërndarja të cilën e ka tani IE8.
Sigurisht që asnjëra nga këto matematika nuk është aq e thjeshtë. Nuk është e nevojshme drejtimi nga mardhëniet një-nga-një në mes të numrave të shpërndarjes në treg të sistemeve operative dhe tregut për shfletues. Madje, shumë nga njerëzit që e kanë zgjedhur IE8 janë ata që e pëlqejnë qëndrimin në këtë version, por dëshirojnë që të kalojnë në IE9. Kjo do të thotë që përdoruesit e shfletuesit IE8 do të kalojnë në IE9.
Sipas disa mundësive, IE9 do të jetë i suksesshëm, por suksesi i tij do të jetë i kufizuar përgjatë një thjerrëze që përfshin vetëm përshtatjen e shfletuesit në Windows Vista dhe Windows 7.
Mbase Internet Explorer 10 do të jetë funksionale edhe për Windows XP dhe beteja në me stë shfletuesve të vazhdojë.

Ronela dhe Stresi ne 'Top Fest' 'Lamtumire' 0

Administrator | 2:29 PM |


Ronela dhe Stresi ne 'Top Fest' 'Lamtumire'





Do të paraqiten në “Top Fest” apo nuk do të paraqiten?! Kjo është dilema me të cilën kohët e fundit po merren mediat shqiptare në lidhje me pjesëmarjen e rep artistit Stresi në festivalin modern “Top Fest 8”, në bashkëpunim me këngëtaren Ronela Hajati. Stresi ishte ndaluar nga policia në Zvicër, e më vonë dolën fjalët se ish e dashura e tij belge e ka denoncuar dhe policia e ka arrestuar për disa orë reperin. Megjithatë, siç mësojmë, Stresi do të paraqitet në festival përkrah Ronelës me këngën e tyre të titulluar “Lamtumirë”. 

Ky do të jetë një tjetër hit i punuar në studion e Flori Mumajesit, interpretuar në skenë nga dy artistë të rinj dhe shumë të talentuar. I gjithë teksti i këngës është i bazuar në lidhjen emotive që ka përjetuar Stresi me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale. Në këngën “Lamtumirë” do të përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës sa janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri -tjetrit. Që kënga do të jetë një superhit, këtë e kanë pohuar që të dy, Stresi dhe Ronela, në intervistat dhënë për mediat, po se çfarë suksesi do të ketë në festival, pritet të shihet pas përfundimit të tij.   


bl. re


 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS