Ervini: Jam lënduar nga Ermela, por do luftoj të mos e humbas
“Jam vetëdivorcuar” u shpreh Ermela, një ditë pas festës së Shën Valentinit, në shtëpinë e “Big Brother”. Deklaratë që erdhi pasi ajo ishte takuar me dashurinë e saj, Ervinin, në spektaklin e së shtunës… Në fakt, më shumë se kushdo, ka qenë pikërisht Ervini, që është alarmuar nga këto pohime të së dashurës së tij. Edhe pse ai e ndjen se gjithçka që Ermela ka shprehur, ka ardhur si pasojë e stresit, Ervini beson se situata do të ndryshojë, e për më tepër ai premton se do të bëjë çdo gjë, që të mos e humbasë bukuroshen që i rrëmbeu zemrën brenda reality-show-t.
Ervin, cili është reagimi juaj për deklaratën që ka bërë Ermela, se është “vetëdivorcuar” nga ju?
Kam besim që do kthej mendje shumë shpejt. Është thjesht e stresuar nga loja e së shtunës dhe komentet e banorëve. Ndikon dhe fakti që ajo është brenda dhe unë jashtë.
Po nëse është shaka, nuk ju bezdis që ajo e tha?
Jo nuk më bezdis, sepse e njoh karakterin e fortë të Ermelës dhe kur ajo do diçka, nuk heq dorë kaq kollaj. Dhe ajo këtë lidhje e do, po kaq, sa e dua dhe unë.
Ju lëndoi ajo deklaratë e Ermelës?
Si çdo njeri që do ishte në pozitën time, nuk e prita mirë, por duke ndjerë diçka ndaj Ermelës, më bën të jem optimist.
Keni frike se mos e humbni?
Jo, nuk kam frikë! S’besoj të kem bërë diçka kaq të keqe, sa të shkoj deri në këtë pikë, dhe jam i bindur që kur të bisedojmë sërish, gjithçka do rregullohet.
Nëse ajo vazhdon të thotë që është ndarë, me mendjen e saj, ju do të këmbëngulni që të vazhdojë lidhja juaj?
Njerëzit luftojnë për çfarë duan dhe kjo gjë është pjesë dhe e karakterit tim. Me pak fjalë, do bëja çmos që lidhja jonë të vazhdojë sa më gjatë.
Çfarë ju ka shqetësuar më shumë nga sjellja e Ermelës këto javë pa ju në Big Brother?
Hapja dhe mbyllja e frigoriferit. Po merr kalori më shumë seç duhet. E lashë tigër, po bëhet luaneshë (qesh)
Kush nga personazhet po i bie më shumë në qafë Ermelës, sipas jush?
Kush thoni ju që ja del Ermelës…?!
Si e përjetuat festën e Shën Valentinit, ditën e shtunë? Çfarë premtimi i bëtë ju Ermelës? Po ajo juve?
Ishte një Shën Valentin i veçantë, që nuk do ta harroj kollaj. Dëshira e madhe për të takuar Ermelën, e mposhti motin e ftohtë të asaj dite. Shtoji kësaj dhe situatën e tensionuar pas lojës që ju bë Ermelës, që mua më argëtoi shumë. Dhe qershia mbi tortë, ishin puthjet që më kishin munguar prej javësh.
Është e vërtetë që vëllai juaj ka nisur një histori dashurie me motrën e Ermelës?
Jo, janë thjesht miq, që i ka bashkuar lidhje ime me Ermelën.

.gif)
.gif)
0 Responses So Far: