Ciljeta zgjedh Aleksandrin si menaxher
Disa nënat, disa babain, motrën, vëllain, por edhe bashkëshortin dhe të dashurin. Një zgjedhje si kjo e fundit ka bërë edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Ndërsa deri pak kohë më parë udhëtonte me të ëmën për koncerte, kohëve së fundit këtë detyrë i’a ka besuar të dashurit të ri Aleksandër Zacaj, i cili e ka shoqëruar të dashurën në koncertet që ka pasur në Zvicër. Kjo zgjedhje nuk është diçka e padëgjuar për këngëtarët, pasi shumë kolege të saj tashmë kanë të dashurit si menaxher, që ua kryejnë punën me organizatorët, si psh: Dafina Zeqiri, Afërdita Dreshaj e shumë të tjera.
Përveç fotove që ka realizuar me fansat e saj që kishin ardhur ta ndiqnin në koncertin tek disko “Puls”, këngëtarja ka realizuar disa foto edhe me Aleksandrin i cili e priste herë pas here pas pauzave në pjesën e rezervuar për vip-a në atë lokal. Kjo është dalje e re publike e Çiljetës me Aleksandrin, si dhe një eksperiencë tjetër në fushën e biznesit të koncerteve pas argëtimit nëpër klube të natës në Shqipëri.

.gif)
.gif)
0 Responses So Far: