Lidhja Neda-Ogren, familjarët e tyre nuk e përfillin njëri tjetrin 0

Administrator | 6:22 AM |

Lidhja Neda-Ogren, familjarët e tyre nuk e përfillin njëri tjetrin

Ka qenë një nga lidhjet më shumë të diskutuara brenda shtëpisë së BB4, dhe që ka pasur shumë kundërshti nga banorët e tjerë, të cilët që nga fillimi i lidhjes janë shprehur mosbesues ndaj kësaj historie të krijuar brenda këtij “reality show”.

Por pavarësisht konflikteve të shumta që çifti ka provuar brenda shtëpisë, ndërsa banorët e tjerë e kanë vënë në pikëpyetje sinqeritetin e ndjenjës së Ogrenit karshi Nedës, tashmë që situata është qetësuar dhe ata luajnë si një çift i deklaruar brenda në shtëpi, ajo që bën përshtypje janë familjarët e tyre jashtë shtëpisë, të cilët përveç disa komenteve të shkurtra, thuhet se nuk kanë ndonjë komunikim me njëri-tjetrin, dhe nuk kanë diskutuar asnjëherë për këtë çështje. Një lloj aprovimi për këtë lidhja e ka dhënë mamaja dhe motra e Nedës, Simona, disa javë më parë ndërsa kanë qenë të ftuar në emisionin e fansave të së dielës, që drejtohet nga Eno Popi në “Top Channel”. Po ashtu, një javë më parë ka dhënë një aprovim motra e Ogrenit, Pamela, po në të një njëjtin emision. Po çfarë ndodh realisht në paskuintat e këtij programi?

A ka ndodhur që pas zhurmës së madhe të krijuar për çiftin, familjet e tyre të jenë takuar dhe të kenë folur për më shumë me njëri-tjetrin. Sipas burimeve tona thuhet se anëtarët e familjes së Ogrenit nuk kanë folur ndonjëherë me ata të Nedës, dhe arsyet nuk dihen realisht. Ndoshta kjo marrëdhënie e ftohtë e krijuar mes tyre ka të bëjë me faktin nëse njëra palë është dakord ose jo që kjo lidhje të vazhdojë jashtë shtëpisë. Ndërkohë që duket se momentalisht lidhja e tyre është një fazën më të mirë. Në dhomën e rrëfimit ka qenë Ogreni ai që ka pohuar fillimisht se ata kanë një marrëdhënie shumë të bukur me njëri-tjetrin, që ka nisur nga komunikimi që i ka afruar në dashuri ndaj njëri-tjetrit. Ndërsa Neda u shpreh se ka ndier shumë konflikt brenda vetes, për të shprehur atë që ndiente për Ogrenin.

Familja e Ogrenit e hapur, familja e Nedës  asnjë koment

Ajo që ka bërë përshtypje është fakti se familja e Ogrenit, motra dhe kunati i tij janë treguar të hapur për të folur dhe komentuar sjelljet e Ogrenit brenda shtëpisë së “Big Brother”, në shtypin e shkruar. Ndërsa familja e Nedës kanë bërë një pakt familjar me njëri-tjetrin për të mos dhënë asnjë intervistë, apo komente mediatike rreth qëndrimit të vajzës së tyre dhe dyshimeve për lidhjen. Në fillim u duk sikur të dyja familjet nuk ishin dakord, qëndrime që ndryshuan shumë shpejt me mbështetjen e tyre ndaj çiftit, që nga disa u komentua si një taktikë për të mos penalizuar secili pjesëtarin e vet. Ndërkohë që të gjithë e mbajnë mend pyetjen që drejtuesja e BB-së, Arbana Osmani i bëri Nedës për ndikimin që kishte familja e saj tek ajo, që ajo iu përgjigj se, “asnjëherë nuk e kishte menduar se do të lindte një ndjenjë tek ajo për ndonjërin prej banorëve”.

Arbana i përmendi momentin e letrës së motrës së Nedës, të cilën ajo e komentoi si një qejfmbetje të familjes së saj për sjelljen e Nedës brenda shtëpisë. Më pas kjo gjë u sqaruar nga familja e Nedës, nëpërmjet një klipi të regjistruar në “Fun club”, ku ato pohonin se mjaftonte që Neda të ndihej e lumtur.  I gjithë ky diskutim lindi nga një shpjegim që opinionisti i BB4 hapi në spektakël duke e cilësuar lidhjen e tyre, një lidhje pa puthje në buzë, një mundësi që sipas tij, Ogreni nuk ia kishte dhënë Nedës. Tashmë ata kanë shkëmbyer disa puthje, dhe e kanë pranuar si një lidhje me njëri-tjetrin, lidhje që nuk dihet se si do të vazhdojë jashtë shtëpisë dhe se si do të pritet në realitet nga familjarët e të dyve. PanoramaPlus

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS