Zyrtarizohet lidhja e Stresit me Enxhin 0

Administrator | 5:12 AM |

Zyrtarizohet lidhja e Stresit me Enxhin





Lidhja e tyre ka zënë për javë e javë të tëra faqet e gazetave rozë... Të qenit të 2 personazhe të dashur të ekranit ua ka vështirësuar pak këtë raport, megjithatë asgjë nuk është e pamundur kur ekziston dashuria. Fjala është për të shumëkomentuarit, Arkimed Lushaj dhe Enxhi Kamenica... Lidhja e tyre do të jetë në fokus edhe sot në “Bluetooth”, vetëm se këtë herë në ndryshim nga rastet paraardhëse kur lajmi nuk i ka kaluar kufijtë e një thashethemi, do të shtojmë edhe fotot e nxehta të çiftit, për të cilat asnjëri prej të dyve nuk mund të bëj një përgënjeshtrim. Në të gjitha intervistat deritanishme të Stresit, apo të Enxhit qoftë, përgjigja e tyre ndërsa i pyesnin pë raportin ka qenë klishe: “Doni një lajm të ftohtë tani, apo një të nxehtë pas disa kohësh?!”. Tanimë s’do të kemi më nevojë për një pohim nga goja e tyre sepse 1 foto flet më shumë se sa 1000 fjalë

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS