Vdes ‘Emmy’, ishte në koma, pranga biznesmenit kosovar 0

Administrator | 4:37 AM |


Vdes ‘Emmy’, ishte në koma, pranga biznesmenit kosovar

Zemra e këngëtares Elsina Hidersha e njohur me emrin e artit
“Emmy” është ndalur së rrahuri sot paradite në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
22 vjecara nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë nga

një përplasje me makinë, në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi
në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë. E reja ndodhej në koma dhe
mjekët kishin deklaruar se lëndimet në tru ishin shume te renda dhe vetëm
një mrekulli mund ta shpëtonte. Policia ka arrestuar si autor biznesmenin
kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se është autor i plagosjes
së qëllimshme të këngëtares së re. Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë
nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në
Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: ‘Let it play’,
‘Pse të dua ty’ ‘Rastësisht u pamë’, ‘A ma jep’, etj.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS