S"ka paqe mes "Dj Blunt" dhe "Tingullit 3ent"
Shpeshherë estrada jonë shfaqet para opinionit duke deklaruar se kanë raporte shumë të mira kolegiale, mirëpo jo rrallë në mes tyre ekzistojnë edhe përplasje të ndryshme. Inatet profesionale në shumë raste kanë kaluar edhe në personale. Më i kritikuari duket të jetë anëtarit i grupit “Tingulli 3ent”, Getoar Selimi. Me Getin shumica e reperëve nuk kanë raporte të mira, sa që jo vetëm që shahen përmes këngëve, por në disa raste ato kanë kaluar edhe në përleshje fizike.
Sharje, fyerje të ndryshme në adresë të Getit e kemi dëgjuar TBA “Unikattil”, pastaj “Noizy”, “Golden Ag” ndërsa viteve të fundit raportet e Getit janë armiqësuar edhe me një ish mik të tij, “Dj Blunt”. Në një bisedë për “Zërin”, “Dj. Blunt” pohon se raportet e tyre nuk janë përmirësuar aspak. Ata vazhdojnë të mos i flasin akoma njëri tjetrit. “Na kemi raporte të mira pothuajse me gjithë estradën. Ka disa prej tyre që nuk shkojmë mirë. Rasti jonë më Getoarin tashmë dihet nga të gjithë. Më të nuk do të kemi përjetë bashkëpunime”, thotë “Blunt” i cili nuk dëshiron shumë të komentoj rreth prishjes së miqësisë më Getin.
“Ne nuk jemi në konflikt më ta sa më thënë se kurdo që takohem do të përleshëm mes veti, por nuk kemi bashkëpunime. Koncertet nuk i mbajmë bashkë, nuk punojmë me njëri tjetri, pra nuk kemi raporte shoqërore dhe as kolegiale”, bën me dije “Blunt” duke shtuar se ende askujt
nuk i ka bërë këngë diss.
“Ne nuk jemi në konflikt më ta sa më thënë se kurdo që takohem do të përleshëm mes veti, por nuk kemi bashkëpunime. Koncertet nuk i mbajmë bashkë, nuk punojmë me njëri tjetri, pra nuk kemi raporte shoqërore dhe as kolegiale”, bën me dije “Blunt” duke shtuar se ende askujt
nuk i ka bërë këngë diss.
“Ne ende nuk i kemi bërë askujt diss, të gjithë na kanë bërë neve. Nuk e dimë arsyen se pse, tash edhe ne do të na vjen radha që të iu bëjmë atyre disse”, deklaroi “Blunt” duke mos harruar pa e përmendur edhe mikun e tij “Real 1″ të cilët bashkërisht janë në çdo projekt muzikorë apo koncerte të ndryshme.
Verë shumë e nxehtë
“Dj Blunt” dhe Real 1″ shquhen për bashkëpunime të ndryshme me këngëtarë të tjerë. Këtë vit ata kanë qenë shumë të pranishëm me disa këngë të tyre. Kënga më e suksesshme deri më tash ka qenë “Bisnes” me rep amerikanin “Big D”. Mirëpo, reperët kanë pasur edhe shumë këngë të tjera, si me Rona Nishliun, Nora Istrefin, Dafina Rexhepin, ndërkaq më e fundit është ajo me grupin “Etnon”.
“Ka qenë një verë shumë produktive. Kemi punuar më shumë se sa kemi menduar. Kënga në bashkëpunim me Nora Istrefin nuk është bërë videoklip, por është pëlqyer shumë. Nora është një këngëtare e madhe dhe ishte kënaqësi të bashkëpunojmë më të”, thotë “Blunt”. Ndërkohë, “Dj Blunt” dhe “Real 1″ nuk e kanë ndërmend që ta ndalin punën e tyre për të sjell para publikut edhe suksese të tjera. Ai bëri më dije se me fillimin e vjeshtës do të vijnë edhe shumë këngë të reja.
“Kemi bashkëpunime me “2 po 2″, “Capital T”, pastaj “NR” ndërsa surprizë do të jetë një bashkëpunim tjetër më një këngëtare shumë të njohur të estradës sonë”, tregon planet e tij të ardhshme, “Dj Blunt”.
Arben Gjinaj Zeri

.gif)
.gif)
0 Responses So Far: