Sherr gjatë spektaklit të 'Big Brother', mes motrës së Ogrenit dhe Torosit 0

Administrator | 9:59 AM |


Sherr gjatë spektaklit të 'Big Brother', mes motrës së Ogrenit dhe Torosit






Spektakli i së shtunës që lamë pas, në “Big Borther”, është shoqëruar edhe me situata të pakëndshme, përsa u përket të ftuarve që kanë qenë të pranishëm. Pikërisht një debat i madh është zhvilluar mes motrës së Ogrenit, Pamelës, dhe ish-banorit Torros. Gjithçka ka ndodhur gjatë momentit, kur do të eliminohej banori i radhës. Më poshtë do të keni versionin e historisë, sipas Torros dhe, pas tij, intervistën me motrën e Ogrenit!Toros Shahnaian: Ju rrëfej motivin e debatit

Toros, çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë spektaklit të së shtunës?

Si çdo të shtunë, shkuam në spektaklin “Big Brother” duke respektuar gjithnjë kontratën që kemi. Duke dëgjuar daljen e Jonelës, që pak a shumë e dija. Në minutat e pushimit iu ktheva familjarëve të banorëve dhe iu thashë “e patë se kush doli? Jonela, për të cilën e kisha thënë në gazeta, që kush debaton me Ogrenin del jashtë. Dhe duke folur me familjarët, papritmas ndërhyn një vajzë dhe më thotë “Po kështu është mo Toros, kush debaton me atë del, ashtu siç dole dhe ti, ashtu siç dolët të gjithë, dhe ju këtu ngrohni karriget kot. Është më mirë të mos vini më”.

Cili ka qenë reagimi juaj?

Unë iu ktheva me modesti, duke iu përgjigjur që këtu vijmë sepse respektojmë një kontratë. Dhe vazhdonte duke më thënë, e more vesh Toros, se kush të ka nxjerrë, bëj diçka, tregua gazetave, ose të isha unë në vendin tënd, e hedh në erë Bigun. Unë iu përgjigja, që pabuks nuk jam, për 100 milionë, dhe Bigun e kam si shpirt, që më krijoi dhe nëse ju jeni mësuar të bëni këto gjëra, vazhdoni dhe bëjini. Ja uroj vëllait tënd kur të dalë, që publiku t’i shtrëngojë dorën, siç bëri me Torosin dhe të tjerët.

Këtu përfundoi gjithçka, u përfshi njeri tjetër nga ish-banorët në këtë debat?

Ajo vazhdonte dhe më thoshte vëllai i saj ka inteligjencë prandaj është atje, shkolla e tij e mban atje brenda. Unë iu përgjigja, shkolla e tij e dërgoi deri në aeroport të punonte. Debatin e ka dëgjuar Emilio, Algeni, Mamaja e Elisës, motra e Ermelës, Imelda, kushërira e Ermelës, e cila dhe ndërhyri. Mamaja e Elisës më përgëzoi dhe më tha ‘je burrë’. Dhe ajo vazhdonte duke më thënë tregojeni në media këtë gjë, ja e bëre, çudia më e madhe 3 ditë zgjat këtu. Më tha që e kishte për të dalë njeri tjetër për sonte, jo Jonela, Ergysi. E kam thënë, çdo gjë kundra Ogrenit del jashttttt… dhe iku duke lënë studion.

Mapo

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS