Seldi dhe Sinani thyejnë rekord me 'Adrenalinën' 0

Administrator | 7:52 AM |


Seldi dhe Sinani thyejnë rekord me 'Adrenalinën'





Sipas një mesatareje të llogaritur, i bie që çdo shqiptar ta ketë dëgjuar të paktën një herë këngën “Adrenalina”, duetin e shumëpërfolur të Sinan Hoxhës dhe Seldi Qalliut të publikuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri 2011. Vetëm pas 2 muaj e gjysmë kanë kaluar nga publikimi i këngës në kanalet muzikore dhe Youtube, dhe ata kanë arritur të regjistrojnë plot 3 milionë e 200 mijë klikime, duke u klasifikuar deri tani si kënga më e klikuar shqiptare në internet. Është ky fakt deri diku i paparashikuar, që u ka dhënë dy këngëtareve shumë përfitime të tjera, duke filluar nga ftesat e shumta për koncerte jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht në vende të ndryshme të Evropës. Koncerti më i suksesshëm ka qenë ai në diskotetën e njohur të Zvicrës “Rinora 4”, ku Sinani dhe Seldi kanë arritur të mbledhin 3 mijë vetë në një natë, e pohuar edhe nga vetë pronari i kësaj diskoteke. 

Ndërkohë që ai menaxhon Sinanin si këngëtar, ka pohuar se dueti ka qenë një nga “boom-et” e dy këngëtarëve, duke shkaktuar impakt direkt në publik dhe duke rritur interesin e organizatorëve të ndryshëm për t’i pasur në koncertet e tyre, që organizohen në shumë vende të Evropës. Ky popullaritet i ri ka bërë që dhe pagesa e tyre për koncerte të jetë më e shtrenjtë. Kështu, sipas miqve të tyre këngëtarë, thuhet se Sinani paguhet për një koncert 2500 euro, ndërsa Seldi edhe pse shumë i ri në këtë treg, ka arritur të marrë për një koncert deri në 1500 euro. Nuk dihet nëse është në planet e tyre një duet i ri, megjithëse është ende herët për sa kohë ata kanë akoma sukses me “Adrenalina”.

Klipi i përfolur që kushtoi 10 mijë euro

Pas zhurmës mediatike rreth miqësisë së këngëtarëve ata vendosën të publikonin këtë klip luksoz me duetin e tyre të parë artistik, që në varësi të impaktit që mund të kishin në tregun muzikor mund të vazhdonin me duete të tjera ose jo, pra si një lloj testi. Ata menduan ta publikonin këngën në prag të festave të Vitit të Ri 2011, pasi në planet e tyre ishte një koncert i madh në Nju Jork (SHBA). Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi ata nxorrën klipin me titull “Adrenalina”, në fabulën e së cilës ata i drejtohen një femre zeshkane. Ky ishte klipi që kushtoi 10 mijë euro, dhe nisi transmetimin në kanalet muzikore, duke u shfaqur për herë të parë të dy në ekran, pas komenteve dhe shkrimeve gjatë muajve të verës në shtypin rozë shqiptar për miqësinë e tyre. Po në këtë periudhë ata u shfaqën bashkë në xhirimet e fund vitit që organizojnë çdo vit televizionet e Kosovës, ku për herë të parë vendosën po ashtu të merrnin pjesë të dy bashkë. Kënga e kompozuar nga Alban Fortuna, me vargje të Rozana Radit, është një miksim i motiveve popullore dhe muzikës R&B, përkatësisht dy rrymat e lëvruara nga secili këngëtar në karrierën e tyre muzikore. Po pse kushtoi 10 mijë euro ky klip?! Sepse dy këngëtarët menduan të bëjnë një realizim luksoz, ku të mos mungonte asgjë. Në imazhet e tij shihen nga helikopterët, limuzinat, paparacët, shumë modë dhe plot 200 figurantë që përfaqësonin fansat e tyre. Veshjet u realizuan nga Joni Peçi, ndërsa xhirimet zgjatën 11 ditë dhe u mbajtën sekret, pasi Sinani dhe Seldi kishin menduar që të sillnin një scoop artistik.

Argëtimet e Seldit, në karaoke me Çiljetën

Pas impenjimeve me koncerte, Seldi tashmë e gjen kohën dhe për argëtim në jetën e natës. Ai tashmë shihet tek frekuenton pub-et, duke u parë të shoqërohet jo më me ish-banorët e “Big Brother”, por tashmë me këngëtarë, siç e shihni në këtë foto ku paparaci ynë e ka fotografuar me Çiljetën. Ndërkohë, ai po u përkushtohet studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura dhe karrierës në muzikë që është dhe pasioni i tij në jetë, që siç ka pohuar nuk do ta braktisë kurrë. Seldi, një nga personazhet e “BB3”, edhe brenda shtëpisë nuk e fshehu ambicien e tij për të qenë protagonist dhe për të bërë famë.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS