Nena e Marielit: Marjeta nuk eshte e sinqerte, ka lidhje jashte 0

Administrator | 2:51 PM |

Nena e Marielit: Marjeta nuk eshte e sinqerte, ka lidhje jashte





“Nuk duam që këto ditë që kanë mbetur nga reality-show, Marieli të rrijë me Mirjetën. Duam që ai siç hyri në lojë vetëm, të dalë po ashtu, dhe të luajë për sa kohë është në lojë”!, kështu e ka argumentuar arsyen, përse Majlinda, nëna e Marielit, vendosi të hynte në lojë dhe të fliste me djalin e saj. Linda, siç e thërrasin të gjithë, ka qenë e ftuar dje në mesditë në emisionin e përjavshëm “Fun Club Big Brother”, të prezantuar nga gazetari i njohur Eno Popi. E shoqëruar nga djali tjetër i saj dhe të afërm të tjerë, Linda iu është përgjigjur pyetjeve të Enos, Olti Currit (të ftuarit të përjavshëm në emision) dhe një psikologeje. Ashtu si edhe në mbrëmjen e spektaklit “Big Brother”, Majlinda ka pohuar të njëjtën gjë, se Marieli duhet ta përfundojë lojën vetëm. Ajo ka pohuar se, “Marieli është natyrë që fal shumë besim, dhe ky besim nuk i është kthyer në të njëjtën mënyrë nga Mirjeta.

Nuk kemi asnjë gjë me atë vajzë, por ne e kemi parë çdo ditë Big Brother-in dhe kemi parë që Marieli është i drejtë me të gjithë, por nuk ndodh kjo gjë nga ana tjetër. Marieli hyri vetëm në lojë dhe nuk ishte në planet të tij të krijonte një lidhje, por duke qenë se ai është shfaqur besnik dhe Mirjeta jo, unë e pashë të arsyeshme të takohesha me të për ta këshilluar. Në mënyrë që edhe sa kohë që atij i ka mbetur nga loja, ai duhet të jetë vetëm, më pas kur të dalë t’i shoh me qetësi marrëdhëniet e tij me Mirjetën”. Këmbënguljes së gazetarit Popa, se përse nuk priti deri sa të mbaronte loja për të sqaruar me djalin e saj, lidhjen me Mirjetën, atëherë nëna e tij ka shpjeguar se “Marieli nuk po u jep drejtim gjërave, siç vepron dhe jashtë. Mirjeta një ditë i ka treguar Marielit që jashtë shtëpisë ka pasur një marrëdhënie, që nuk e ka mbyllur ende. Ajo i ka thënë atij që ka dalë me dikë për kafe, drekë, etj. Nuk është se ka një lidhje tamam, por dikush është jashtë shtëpisë që e pret.

Atë ditë Marieli u mërzit shumë nga kjo gjë, por pastaj ai vazhdoi të rrijë me të dhe kjo na mërziti”. Së fundi, nëna e Majlindës ka folur për natyrën e vërtetë të Marielit, që sipas saj ai nuk e ka treguar ende në shtëpi. “Marieli duhet të nxjerrë luanin që ka brenda në shpirt në lojë. Këtë gjë nuk e ka bërë dhe ne presim që të ndodhë në vazhdim”, ka komentuar nëna e Marielit. Më tej, për natyrën e Marielit kanë folur edhe të afërmit e tjerë, si dhe vëllai i tij, të cilët kanë pohuar të njëjtën gjë. Pasi kanë vënë në dukje cilësitë e Marielit, kanë komentuar se Marieli nuk po shfaqet 100 për qind në shtëpi, siç është në realitet. Megjithatë duhet theksuar, se edhe pas bisedës me nënën, Marieli dhe marrëdhënia e tij me Mirjetën ka pasur të njëjtën ecuri si më parë.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS