Ergysi puth vajzat në buzë, Neda e kundërshton 0

Administrator | 1:45 PM |


Ergysi puth vajzat në buzë, Neda e kundërshton







Pasi u kanë bërë vajzave surpriza për 8 Marsin, Ergysi vendos se do t’i puthë të gjitha në buzë për t’i uruar. Vajzat nuk e presin mirë propozimin e tij, por në fund e lejojnë. Ndërsa Ergysi afrohet te Neda, ajo i thotë t’i qëndrojë larg, pasi nuk do ta lejojë ta puthë

Vajzat kanë qenë në qendër të vëmendjes në ditën e festës së tyre. Në fakt djemtë u kanë punuar një rreng duke i shpërfillur fillimisht, ndërsa më pas janë vënë në gatishmërinë e tyre. Por brenda shtëpisë nuk kanë munguar edhe debatet, pasi vajzat janë të shqetësuara nga sjellja e Petritit, të cilin e quajnë të dhunshëm.
Djemtë “injorojnë” vajzat, ato zhgënjehen prej tyre

Vajzat janë të zhgënjyera me djemtë e shtëpisë, sepse ata as nuk i kanë uruar për 8 Marsin. Neda u thotë vajzave të mos nxitohen se ata mund të kenë përgatitur ndonjë surprizë për to. “Në qoftë se na sjellin dhurata zbutemi ne”, shprehet Mela duke nënqeshur. Djemtë kanë vendosur që t’i “injorojnë” vajzat. Ndërkohë që Klodi dhe Ermela merren me gatimin, ata hedhin batuta me njëri-tjetrin, duke bërë që vajzave t’u vijë inat. Ato mundohen të mos nervozohen, por e shprehin inatin herë pas here, duke thënë “Po përgatisim ushqim vetëm për veten tonë”. Djemtë qeshin nga reagimet e tyre. Më pas të gjitha vajzat dalin jashtë, duke ndenjur në diell, afër pishinës, ndërsa djemtë diskutojnë të katërt në kuzhinë. “I ka ik mendja fare”, shprehet Marieli. Në fakt djemtë kanë kohë që po mendojnë për surprizat e vajzave. Sjellja e ftohtë është pjesë e planit të djemve.

Djemtë, “skllevër” të vajzave për festë

Ergysi dhe Petriti qëndrojnë në oborr dhe mendojnë si t’i shmangin vajzat deri sa t’u bëjnë surprizën. Ndërsa vajzat në dhomën e gjumit bisedojnë pikërisht për shpërfilljen e djemve, pas pak çastesh ata futen në dhomën e gjumit të maskuar si shërbëtorë e vajzat çuditen. Ergysi shprehet se princesha e parë e shtëpisë do të jetë Mirjeta dhe asaj do t’i plotësohet çdo dëshirë.

Vajzat kërkojnë të qëndrojnë vetëm në dhomë e thurin plane për të prishur surprizën e djemve me pretekstin se i kanë shpërfillur gjithë ditën. Mirjeta është e para nga vajzat që merr shërbimin nga djemtë, përkatësisht nga Petriti e Marieli dhe ata i plotësojnë çdo dëshirë të sajën teksa e shëtisin nëpër shtëpi duke e mbajtur në një karrocë. Po kështu bën Alma, e cila përveç të tjerash kërkon që djemtë t’i shërbejnë edhe kafe. Djemtë qeshin teksa mbajnë në karrocë Klodjanën, duke thënë se ajo është më e rëndë nga të gjitha.

Dhurata pas dënimeve

Përveç shërbimeve që djemtë u kanë bërë vajzave, ata kanë përgatitur dhe nga një letër me përmbajtje të veçantë për secilën prej tyre me rastin e 8 Marsit. Ergysi është i pari që lexon letrën për Ermelën e thotë se për të ka një dhuratë, por që duhet ta meritojë, duke realizuar më parë një dënim. Dënimi për Ermelën është të dërgojë në vendin e tyre përkatës, lulet që ndodhen në oborr. Ogreni lexon letrën për Klodin, e përpos urimit për të, specifikon se dhuratën do ta marrë pasi të hajë katër filxhanë me drithëra që gjenden nëpër shtëpi. Petriti lexon letrën për Nedën e shprehet se dhuratën do ta marrë pasi t’i përgjigjet saktë një quizi. Marieli lexon letrën për Almën dhe shprehet se ajo duhet t’u hekurosë djemve katër këmisha e më pas t’i lajë. Ergysi lexon letrën për Mirjetën dhe dënimi i saj është që të mbledhë këpucët e banorëve që janë të shpërndara nëpër shtëpi. Vajzat fillojnë një e nga një të kryejnë dënimet sipas radhës, ku Ermela është e para dhe pasi kryen dënimin merr si dhuratë një bluzë në të cilën shkruhet shprehja e saj: “Kam abone për nominim”. Të gjitha vajzat kryejnë dënimet e më pas marrin nga një bluzë me shprehjet e tyre që i karakterizojnë.

Petriti i dhunshëm, vajzat komente për të

Pas një kohe të gjatë argëtimi në pishinë, vajzat hyjnë brenda në shtëpi dhe fillojnë të hanë darkë. Gjatë kësaj kohe ato komentojnë dhe bëjnë shaka për ato që kanë ndodhur gjatë ditës që sapo kanë lënë pas. Pasi përfundojnë së ngrëni darkën vajzat ulen në dhomën e ndenjjes. Ato fillojnë të flasin për Petritin dhe komentojnë sjelljen e tij gjatë debateve për ushqimin, ku Petriti kishte tërhequr me forcë vajzat. Mirjeta u tregon vajzave të tjera krahun që i ka ngelur shenjë nga një tërheqje nga ana e Petritit. Mirjeta u thotë vajzave se nuk i vjen keq për veprimin e Petritit, sesa për faktin që e bezdis shenja që i ka ngelur. Neda e kundërshton menjëherë duke i thënë: “Ty s’duhet të vijë keq për shenjën, sesa për faktin se ishte Petriti që e bëri si veprim”. Mirjeta thotë se nuk pati probleme për dhimbjen, por për faktin që shenja do disa kohë të largohet. Më pas vajzat ndryshojnë temën e bisedës dhe flasin për ushqimet dhe kilogramët e tepërta që kanë vënë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”.

Ergysi puth në buzë vajzat e shtëpisë, Neda e refuzon

Ergysi dhe Petriti rrinë në oborr dhe bisedojnë duke pirë cigare. Teksa flasin me njëri-tjetrin Ergysi i thotë Petritit se do të shkojë të puthë të gjitha vajzat e shtëpisë në buzë si dhuratë për 8 Marsin. Pas disa minutave ata futen brenda në shtëpi dhe Ergysi ua thotë këtë gjë vajzave. Fillimisht vajzat e refuzojnë puthjen e tij, por Ergysi insiston. Ai i kërkon Almës që ta puthë të parën, por Alma i thotë se ajo në buzë puth vetëm një mashkull dhe ai është i fejuari i saj. Ergysi i shkon pranë dhe e puth në buzë Almën duke i thënë se ai po e bën pa të keq dhe Alma e lejon që ta puthë. Pas Almës, Ergysi shkon te Klodjana, e cila gjithashtu refuzon si fillim, por edhe ajo e pranon puthjen e Ergysit. Gysi puth Mirjetën, e cila nuk e refuzon aspak dhe pas saj edhe Ermelën. Pasi ka puthur katër vajzat e shtëpisë Ergysi shkon te Neda, e cila i thotë: “Nuk dua, më qëndro larg, puthjen e kam të shenjtë”. Ergysi insiston duke i thënë se ai ka puthur të gjitha vajzat dhe këtë do ta bëjë edhe me Nedën, por Neda i përgjigjet: “Nuk më intereson se çfarë ke bërë me të tjerat, unë kam ndenjur dy javë pa puth çunin që dua”. “E kam pa të keq, e kam shumë për zemër”, i thotë Ergysi, Nedës dhe i afrohet që ta puthë, por Neda nuk e lejon duke i thënë se nuk i intereson sesa për zemër e ka ai dhe i kërkon që t’i qëndrojë larg.

Petriti: Nuk mund të dal nga shtëpia

Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe të gjithë banorët përgatiten për të fjetur. Ata shkojnë të shtrihen, e ndërsa presin që t’u vijë gjumi shkëmbejnë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin. Alma dhe Petriti bisedojnë për nominimet dhe eliminimin e ardhshëm.

Petriti i thotë Almës se ai nuk po e ndien presionin e nominimit pasi u bënë disa javë rresht që ai del në nominim dhe tashmë e ka marrë malli për jetën jashtë dhe nëse del nuk do të jetë asnjë lloj problemi për të, sepse mezi po pret që të “ritakojë” jetën që ka lënë jashtë përpara se të hynte në “Big Brother”. “Tash se kam problem dhe nëse dal, por vetë s’mund të dal. Më duket sikur është ligj që duhet me dalë vetëm kur të thonë”, thotë Petriti dhe qesh.

Të dy bashkë me Almën bëjnë llogari se kush mund të eliminohet këtë javë. Alma shprehet se ndien frikën se mund të jetë një nga vajzat që rrezikon shumë për të dalë, sepse janë më të shumta në numër dhe djemtë ngelen në minorancë. Edhe Petriti thotë të njëjtën gjë dhe Alma i kërkon mendim për dy prej vajzave që janë në nominim, por nuk përmend emrat e tyre.

Ermela, Ogrenit: Lidhja, aleanca më e sigurt

Ermela del në oborr e Ogreni qëndron me të duke biseduar. Ata flasin për situatën në shtëpi dhe Ermela pyet nëse Ogrenit i pëlqen qetësia e krijuar dhe ai e mohon. Ermela shprehet se sipas idesë që është krijuar në shtëpi, Ogreni merret me gjërat e të tjerëve e kjo është pjesë e lojës, por ajo mendon se mund të jetë kështu edhe jashtë. Ogreni përgjigjet se brenda BB-së merret me gjërat e bashkëjetuesve të tij dhe lëvizjet i bën duke u bazuar te sjellja e të tjerëve. Ermela shprehet se Neda ka gabuar në fillim, pasi ka deklaruar që është kundër lidhjeve dhe aleancave në BB, por të dyja i ka bërë. Ogreni kundërshton për të dytën dhe Ermela shton se lidhja është aleanca më e sigurt. Neda thotë se lidhjen nuk e ka krijuar për lojë.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS