Ergysi i dedikon letër një vajze misterioze

Djemtë kanë shkruar letra duke ia dedikuar një personi. Ergysi ka vendosur ta ndajë me të gjithë banorët. Asnjë nuk e kupton kujt ia ka dedikuar, sepse ai e quan zonjushë, por e përgëzojnë për mënyrën sesi shkruan
Dita ka qenë e qetë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Banorët janë marrë me fazën e dytë të provës javore, por edhe janë argëtuar. Neda dhe Ogreni vazhdojnë të jenë të veçuara nga banorët e tjerë. Në një bisedë me Ogrenin, Neda ka thënë se do të shkruajë një libër për eksperiencën në “Big Brother”.
Faza e dytë e provës javore, puzzle
Banorëve u ka ardhur faza e dytë e provës javore. Ata duhet të vazhdojnë të punojnë për një puzzle akoma më të madh, për të cilin do të kenë një foto që do t’i orientojë. Banorët do të punojnë në dy grupe dhe prova fillon e mbaron me rënien e gongut. Petriti hedh pjesët e puzzle në tavolinë dhe banorët fillojnë lojën. Figura që banorët do të formojnë, është logoja e “DigitAlb”.
Klodi i shikon filxhanin Melës: Në finale me dy persona
Në kuzhinë ndodhet Klodi, Ermela dhe Ogreni. Pasi pi kafen, Ermela kërkon që dikush t’i shikojë filxhanin. Zgjidhjen ia gjen Klodi, e cila e bind se ajo di të shikojë filxhan. Duke i parë filxhanin i thotë se e shikon në finale me dy persona të tjerë dhe kanë për të pasur shumë inat brenda vetes për njëri-tjetrin. “Shiko, me dy pika pa finalen. Eh ç’do gënjejmë njëri-tjetrin”, thotë me ironi Ermela. Klodjana i thotë se nuk është duke e gënjyer dhe më pas vazhdon t’i shikojë vazhdimin e tij. Vajzat qeshin me njëra-tjetrën.
Mirjeta dhe Klodjana, bisedë poshtë tavolinës
Klodjana dhe Mirjeta futen poshtë tavolinës ku formojnë puzzle-in dhe fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën. Ato kujtojnë ditët e para kur kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother” dhe u vjen çudi sesi kanë kaluar 10 javë. Më pas ato flasin për banorët që kanë dalë nga shtëpia dhe arsyet se përse mund t’i ketë nxjerrë publiku jashtë. Biseda vazhdon me thashetheme për banorët. Klodjana thotë se e ka pyetur Ergysin nëse ka pirë hashash dhe ai i është përgjigjur duke i thënë se nëse do të ishte konsumator, nuk mund të duronte dot as tri ditë e jo më tre muaj pa e pirë. Klodi e pyet Mirjetën nëse mund ta lërë cigaren dhe ajo thotë se e ka lënë për një vit, sepse i dashuri i saj nuk e duronte dot dhe se mund ta lërë sërish nëse do të ishte e arsyeshme. “Po Marieli?”, e pyet Klodjana, por Mirjeta e anashkalon pyetjen dhe bën sikur nuk e ka dëgjuar.
Ermela: Ndihem në siklet kur them “të dua”
Mirjeta largohet dhe Klodi fillon të bisedojë me Ermelën. Vajzat flasin për lidhjet e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe marrëdhënien brenda çiftit. Ermela tregon për veten dhe thotë se nuk shpreh asnjëherë ndjenjat e saj, sepse ndihet në siklet. Ajo thotë se një fjalë e thënë në momentin e duhur ka shumë vlerë. Ajo tregon momentin kur i ka thënë të dua ish të dashurit të saj dhe përshkruan lumturinë e tij kur e ka dëgjuar atë fjalë, të cilën nuk e thotë kurrë. Më pas afër vajzave shkon edhe Neda dhe Ogreni dhe të katërt fillojnë të diskutojnë për banorët e “Big Brother 3”. Ogreni thotë se publiku mund të krijojë një ide krejt tjetër për banorët nga sa mund të krijojnë banorët brenda shtëpisë.
Neda: Do të botoj një libër për eksperiencën në “Big Brother”
Ndërsa banorët vazhdojnë të luajnë me lojën e pantonimeve, Neda dhe Ogreni, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve, bisedojnë për një ide të Nedës. Ajo thotë se mendon që të shkruajë dhe të botojë një libër për eksperiencën brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo thotë se te libri i saj nuk do të ketë përditshmëri, por brenda saj do të ketë shumë ndjenjë dhe shumë adrenalinë. Neda e përshkruan eksperiencën në “Big Brother” si një ëndërr të realizuar dhe këtë kërkon ta shprehë brenda librit të saj. Ogrenit i pëlqen ideja dhe thotë se gjithçka ka për të qenë shumë e arrirë, sepse ka qenë një eksperiencë e përjetuar nga vetë ajo. “Do jetë një nga gjërat më të vështira, por aq e bukur kur e mendoj”, shprehet Neda.
Ermela, Mirjetës: Më dukeshe që shkoje nga frynte era
Ermela dhe Mirjeta dalin në oborr për të pirë cigare dhe gjatë kësaj kohe flasin për banorët dhe japin opinionet e tyre. Mirjeta në një moment e pyet Ermelën: “Çfarë mendimi ke pasur për mua?”
Ermela i përgjigjet se e ka parë si një person që shkonte nga të frynte era. Mirjeta qesh dhe Ermela vazhdon të plotësojë mendimin e saj, duke i thënë se kishte vënë re që Mirjeta dhe Klodjana shkonin sa te një grup banorësh, sa te një grup tjetër dhe nuk kishin një pozicion të tyre në shtëpi. Mirjeta e pyet më tej se çfarë mendon Ermela për të në këto momente dhe Ermela i përgjigjet se tashmë kur flet me Mirjetën ka vënë re se gjen histori të këndshme tek ajo. “Mund të them se je njeriu i vetëm që mban mend dhe je shumë e lidhur me kujtimet dhe jetën jashtë”, i thotë Ermela, Mirjetës dhe kështu vajzat fillojnë të flasin për kujtimet.
Alma e mërzitur, flet me Shkëlqimin
Djemtë e shtëpisë shkruajnë letra dhe vajzat bëhen kurioze për ditur se çfarë kanë shkruar. Ermela ia shpjegon këtë gjë Almës duke i kërkuar që të mundohet të nxjerrë informacione nga djemtë për letrat. Alma shkon pranë Shkëlqimit dhe i kërkon që t’i tregojë letrën. Shkëlqimi pranon dhe e fton Almën jashtë për të lexuar letrën. Shkëlqimi i thotë Almës se ajo i është dukur e mërzitur. Alma pohon dhe thotë se ka menduar shumë gjëra. Ndër të tjera ajo tregon se ndihet keq, sepse ka folur për gjëra të rëndësishme me disa nga banorët që më pas ia kanë përdorur kundër. Alma ka thënë se më shumë ndjehet e zhgënjyer.
Neda dhe Ogreni: Banorët na shmangen
Në dhomën e gjumit tashmë janë fikur dritat dhe banorët përgatiten të flenë. Neda dhe Ogreni rrinë pranë njëri-tjetrit dhe bisedojnë duke bërë edhe thashetheme për banorët e tjerë. Ata thonë se banorët nuk i kuptojnë kur flasin dhe përmendin disa raste në të cilat banorët nuk i kanë kuptuar fare. Neda i thotë Ogrenit se ajo ka vënë re se vajzat i shmangen dhe nuk i japin afrimitet. Ajo shprehet se vetëm Mirjeta është ajo që flet me të për gjëra të përgjithshme dhe e pyet, ndërsa vajzat e tjera tregohen të kujdesshme që të mos krijojnë kontakte me të. Ogreni mbështet Nedën dhe shprehet se nga vajzat vetëm Mirjeta është e drejtë dhe e sinqertë, ndërsa të tjerat jo. Ogreni bën një analogji mes vetes dhe Nedës dhe shprehet “e njëjta gjë na ndodh të dyve, edhe çunat kur unë flas mundohen që të shmangen”.
Ergysi, letër “zonjushës misterioze”
Ergysi vendos t’u lexojë banorëve letrën që ka shkruar. Ai u thotë se letrën ia ka kushtuar një vajze, e cila ka një vend të rëndësishëm tek ai. Kështu, ndërsa Ergysi lexon letrën duke e quajtur personin që ia ka dedikuar “zonjushë e dashur”, i shpreh asaj sesa e rëndësishme është për të dhe sa shumë e vlerëson ai, banorët e tjerë dëgjojnë me vëmendje. Pasi Gysi përfundon letrën, banorët e tjerë e komplimentojnë për mënyrën e të shkruarit dhe fjalët e bukura që ka përdorur. Marieli evidenton një shprehje të Ergysit, duke thënë se mund të përdoret edhe në jetën e përditshme dhe kjo shprehje ishte: “Do të doja që për një çast ti të ishe në botën time”. Më pas Ergysi e rilexon disa herë letrën në fragmente të saj dhe banorët e tjerë shprehin mendimin e tyre për mënyrën sesi ka shkruar Ergysi dhe bëjnë shaka mes tyre.
Ergysi i thotë Klodit: Nuk e dija se je në nominim
Të parët që zgjohen janë Marieli dhe Mirjeta, të cilët kanë fjetur jashtë. Më pas Ergysi dhe Klodjana bisedojnë dhe në një moment Klodjana thotë se duhet të bëjë gati valixhet, sepse po afron e shtuna. Ergysi i çuditur e pyet “pse dhe ti je në nominim?” dhe Klodjana i përgjigjet “po” dhe përmend edhe banorët e tjerë që janë në nominim. Ergysi i thotë Klodit se ai nuk e dinte se ajo ishte në nominim dhe Klodjana shton pas tij: “Do të çuditesh kur të zgjohesh të dielën dhe nuk do më shohësh mua te krevati im në mëngjes”. Më pas fillon një muzikë që ata e pëlqejnë dhe të dy fillojnë të vallëzojnë sipër krevateve.
.gif)
.gif)
0 Responses So Far: