Justin Bieber tullac
Ylli i hiti 'Baby', Justin Bieber, i ka tronditur shikuesit në një show program televiziv, konkretisht në show "Jimme Kimmel Live", duke u paraqitur krejtësisht tullac.
“Dukem si Michael Jordan, do të jem më aerodinamik në terrenin e basketbollit. Ndërsa edhe njerëzit do t’i kujtojnë më shumë vëmendje këngëve të mia”, tha Bieber.
Këngëtari i ri popullarizuar sidomos në mesin e adoleshentëve, është i njohur edhe për frizurën e tij specifike, për shkak të së cilës shpesh është përqeshur, andaj tha se shpreson që vajzave të reja nuk do t’i pengojë dukja e tij e re.
“Mendoj se vajzat do të shqetësohen, por do t’iu kalojë edhe kjo”, tha në fund Bieber.
Mirëpo, befasisht, krejt në fund doli se këngëtari i ri nuk e ka rrojtur kokën me makinën “zero” të berberit, por në fakt ka përdorë një parukë speciale për tu dukur tullac.

.gif)
.gif)
1 Responses So Far:
super fallco