Fejohet vazja e Presidentit të Shqipërisë - Nada
Më në fund në familjen presidenciale ka një fejesë zyrtare e tradicionale. Bamir e Teuta Topi e kanë shpallur publikisht fejesën e vajzës së tyre të madhe Nada, me djaloshin 25 vjeçar që i ka rrëmbyer zemrën vajzës së Presidentit të Republikës.
Ai quhet Gurten Papuli, dhe për mediat rozë, nuk është aq i panjohur. Shpeshherë paparacët e kanë kapur Nadën me të dashurin e saj në ambiente publike, por asnjëherë nuk ishte pranuar nga familja presidenciale një fejesë për vajzën e madhe të presidentit.
Në fakt, duket se babai president, kishte vendosur që vajza në fillim të mbaronte studimet e juridikut.
Sot ajo punon në Bankën e Shqipërisë, në zyrën juridike, si një juriste shumë e zonja, pasi ka aplikuar dhe ka fituar në pozicionin që ka.

.gif)
.gif)
0 Responses So Far: