Ergysi-Nedës: Ogreni po të përdor. Mirjeta: Një djalë më pret jashtë 0

Administrator | 9:31 AM |

Ergysi-Nedës: Ogreni po të përdor. Mirjeta: Një djalë më pret jashtë


Ergysi ka debatuar ashpër me Ogrenin dhe Nedën. Ai i ka thënë Nedës se Ogreni nuk ndjen për të dhe po e përdor vetëm për lojë, por Neda është acaruar nga këto fjalë duke e quajtur hipokrit. Ndërkohë, Mirjeta i tregon Marielit se para se të hynte në “Big Brother” kishte dalë me një djalë, i cili i kishte thënë se do ta priste Mirjetën kur të dilte jashtë, por ajo e qetëson Marielin, duke i thënë se nuk i ka premtuar gjë

Pakt i fshehtë midis Ermelës dhe Shkëlqimit

Ermela dhe Shkëlqimi bisedojnë në oborr. Shkëlqimi i tregon për një shokun e tij dhe i thotë se do të donte që Ermela ta takonte kur të mbaronte “Big Brother”. Ai i tregon se shoku i tij e ka ndjekur kur ka qenë e lidhur me Ervinin, por Ermela shprehet se nuk është e kënaqur nga lidhja me Ervinin. “Ai aq kapacitet kishte”, - thotë ajo. Shkëlqimi i thotë se ka për t’i thënë diçka kur të dalin nga shtëpia dhe Ermela i thotë po të njëjtën gjë. “Unë mund të ta thosha që tani, por nuk kam besim mjaftueshëm dhe kam frikë”, - thotë ajo. “Atë ditë ti më the diçka, por nuk e di nëse po bëje shaka”, - i thotë Shkëlqimi, ndërsa Ermela i përgjigjet: “Merre si të duash”. “Shpresoj të mos ketë qenë kot ai muhabet që bëmë përjashta atë ditë”, - thotë Shkëlqimi, ndërsa Ermela ia kthen: “Mos e vër në dyshim për të gjitha muhabetet që kam bërë me ty”. Të dy kanë lidhur një pakt dhe janë të gatshëm ta mbajnë deri në fund.

Banorët diskutojnë: Si do të ndiheshit nëse i dashuri hyn në “BB”?

Disa nga banorët diskutojnë në sallon rreth temës: “Nëse do të kishit të dashurin në ‘Big Brother’ dhe do të lidhej me dikë, si do të reagonit?”. Mirjeta thotë se do të kundërshtonte që personi që ka në krah të hynte, por edhe nëse hynte, nuk mendon se do të ndahej prej tij. Petritit nuk i pëlqen ideja që e dashura e tij të hynte në këtë lojë. Klodjana thotë se nuk mund ta vendosë kurrë të dashurin para familjes dhe nëse familja do të ishte dakord që ajo të hynte në shtëpinë e “Big Brother”, nuk do të dëshironte të merrte mendimin e tij. Petriti thotë se në momentin që e dashura e tij do të hynte në “Big Brother” dhe do të arrinte të lidhej me një djalë, ai do ta falenderonte sinqerisht, sepse në këtë mënyrë do ta njihte atë për çfarë ishte e aftë të bënte.

Alma tregon për të fejuarin e saj, dhe thotë se ai ka pranuar që ajo të hyjë në “Big Brother”, por të vetmen vështirësi ajo ka largësinë dhe mallin që ndjen. Ermela shprehet se do të pranonte zgjedhjen e të dashurit, vetëm kur ai t’i jepte argumente të forta se përse nuk do të pranonte.

Dyshojnë për një mision të dytë nga “arushat”

Ogreni dhe Neda fillojnë të flasin me Klodjanën, sepse dyshojnë rreth një misioni tjetër midis Ergysit dhe Marielit. Ogreni thotë se ata kanë ngrënë të gjitha ëmbëlsirat dhe sipas tyre, kjo është pjesë e lojës. “Duhet të jetë edhe Shkëlqimi në mes, sepse na tha: duhet të mos i hajë njeri”, - thotë Ogreni. “Është një puç patjetër”, - shprehet Klodjana. Ogrenit i bën përshtypje që ‘Vëllai i Madh’ i ka thërritur “arushat” dhe është shumë i sigurt që ata janë duke kryer një mision të dytë.

Ergysi-Nedës: Ti je vogëlushe e përdorur nga një aktor

Ogreni dhe Ergysi debatojnë ashpër për faktin se ky i fundit vazhdon të komentojë lidhjen e tyre. Më pas në debat futet Neda, e cila i thotë Ergysit se i vjen keq që e dëgjon atë të flasë në atë mënyrë, sepse ai ka folur gjithmonë me superlativa për të. Ergysi kërkon ta sqarojë se këtë mendim e ka për lidhjen e tyre dhe jo për Nedën në veçanti. “Ju flisni vetëm filozofi këtu, por nuk ke eksperiencë, sepse Ogreni të ka pështyrë dhe të ka lëpirë”, - thotë Ergysi. Ai shprehet se Ogreni është duke e përdorur. Ai e shikon Ogrenin si njeri të ulët. “Ti je vogëlushe që po të përdor një aktor”, - thotë Ergysi. Ergysi mendon për Nedën se, është e vetmja femër që e kupton se çfarë është dashuria, por Ogreni nuk do të mundet dot kurrë t’ia kthejë, sepse sipas tij, Ogreni është një njeri i ftohtë. Ogreni e gjykon duke i thënë se nuk ka formim, pasi detit Adriatik i thotë oqean, dhe kjo ka ndodhur gjatë provës javore. “Ti je provokator dhe hipokrit, je i ulët”, - shprehet Neda. Ai e quan një vogëlushe që nuk kupton shumë gjera nga jeta. “Ti ishe e hapur, por ke marrë nga ngurtësia e atij personi”, - i thotë Ergysi. Ata vazhdojnë debatin me tone të larta. Ergysi i kujton një moment kur Neda, sipas tij, ka pasur një çast dobësie dhe ka qëndruar afër tij. “Unë në atë moment mund të të puthja edhe në buzë, por nuk jam aq i vogël sa ai”, - shprehet Ergysi. “Ju të dy bashkë funksiononi keq, vetëm jeni mirë”, - vazhdon të thotë Ergysi. Ogreni e ofendon, duke i thënë se është një pervers që një puthje në faqe e shikon si puthje në buzë.

Neda-Ergysit: Ti s’ke nivel, i konsideron femrat dashnore

Debati i tre banorëve vazhdon për minuta të tëra me tone të larta. “Ti nuk ke nivel, sepse i konsideron femrat dashnore, dhe prandaj është Ogreni me mua dhe nuk je ti me mua”, - i thotë Neda, Ergysit. Ergysi i përgjigjet me ironi, duke i thënë se do t’i bëhet qejfi nëse lidhja e tyre vazhdon. “Ju jeni të mbyllur”, - shprehet Ergysi. Ogreni e akuzon se ai po debaton vetëm ngaqë është në nominim. Ergysi i thotë se ai duhet të përballet në debat si burrat, dhe jo duke u fshehur si femrat. “Jeni vetëm Kanti dhe Sartri”, - thotë Ergysi. Ergysi i thotë Ogrenit se, Neda është femra e dytë në jetën e tij dhe ka përfituar nga mosha e saj. Ergysi mendon se i ka njohur më mirë nga sa mund t’i njohin të gjithë banorët brenda apo publiku, i cili e ka edhe më të vështirë. “Publiku për ty nuk di asgjë, se ti mashtron popullin”, - shprehet Ergysi. Ata vazhdojnë me akuzat për njëri-tjetrin edhe për shumë minuta të tjera.

Ofendime mes Ergysit dhe çiftit Ogren-Neda

Shkëlqimi dhe Mirjeta dalin në oborr dhe fillojnë të komentojnë debatin midis Ergysit, Ogrenit dhe Nedës. Shkëlqimi thotë se, Ogreni fshihet pas Nedës dhe nuk ka asnjë kontakt me meshkujt e tjerë. Në të njëjtin mendim është edhe Mirjeta, e cila thotë se nuk di asnjë eksperiencë të Ogrenit në jetë. “Ai është si femrat, dhe unë e kam njohur që në fillim”, - shprehet Shkëlqimi. Debati i tre banorëve brenda vazhdon ende me tone të larta. Ergysi i thotë Ogrenit se ai fshihet pas “fustanit” të Nedës. Dy djemtë debatojnë gjatë, dhe Ergysi përdor edhe shprehje ofenduese ndaj Ogrenit. Gysi i thotë Ogrenit se ai dhe Neda nuk kanë bërë asgjë për lojën dhe kapen vetëm me atë që ata e quajnë dashurinë e tyre. Ergysi u përsërit shpesh se nuk beson në dashurinë e tyre, dhe ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse të mbahen si intelektualë. Ogreni i thotë Ergysit se ai nuk ka asnjë lloj njohurie në asnjë fushë tjetër. “Ti nuk mund të flasësh as për histori, as për gjeografi, as për politikë...” - i thotë Ogreni. Ergysi i thotë se ai nuk ka burrni, duke u shprehur se Ogrenit i ka dhënë rëndësi Neda dhe e ka mbajtur në lojë, dhe ajo sipas tij ka dalë nga vetja e saj.

Ogreni i thotë: “ti nuk e kupton dot botën tonë, nuk ke nivel dhe je njeri hipokrit”. Debati i tyre vazhdon për një kohë të gjatë me tone të larta dhe ofendime nga më të ndryshmet.

Thashetheme dhe ironi për debatin

Pasi përfundojnë debatin, Ergysi del në oborr ku ndodhet edhe Shkëlqimi me Petritin duke pirë cigare. Gjatë kësaj kohe, Ergysi fillon të komentojë me Shkëlqimin debatin që pati, ndërsa Petriti nuk mban qëndrim dhe pasi përfundon cigaren e tij, futet brenda në shtëpi. Shkëlqimi mbështet mendimet e Ergysit dhe ata fillojnë të ngacmohen me batuta, duke nënkuptuar Ogrenin. Të gjithë këtë debat banorët ia tregojnë Ermelës, e cila në ato momente po flinte dhe nuk ka dëgjuar asgjë. Ajo tallet dhe u thotë banorëve se pse nuk e zgjuan.

Mirjeta: Dilja me një djalë para se të hyja në “Big Brother”

Marieli është i mërzitur dhe rri shtrirë në dhomën e gjumit. Aty shkon Mirjeta. Marieli i thotë se dëshiron t’i bëjë një pyetje dhe kërkon që ajo të përgjigjet me sinqeritet të plotë: “Si do ndjeheshe ti nëse do më kërkoje të kërcenim bashkë, unë të mos pranoja dhe pak minuta më vonë të kërceja me një nga vajzat e tjetra të shtëpisë”? Mirjeta fillimisht e pyet nëse ajo e ka bërë një veprim të tillë, sepse nuk e mban mend, ndërsa Marieli i thotë se nuk ka rëndësi, dhe Mirjeta i përgjigjet se do të ndihej shumë keq. Ajo kërkon të dijë nga Marieli se përse e pyeti, por ai përgjigjet se thjesht donte ta dinte. Më pas Mirjeta fillon që t’i tregojë një histori të jetës së saj, dhe nga mënyra se si e nis rrëfimin, Marieli kujton se bëhet fjalë për diçka që ajo ka lënë jashtë shtëpisë dhe që ka ndikim të drejtpërdrejtë në raportin e tyre. Mirjeta mundohet që ta qetësojë, duke i thënë se nuk ka pse të shqetësohet. Ajo i tregon se në jetën jashtë ka njohur në punë një djalë, me të cilin ka dalë disa herë për darkë. Ajo tregon se përpara se të hynte në ‘BB’ ai i kishte thënë se do ta priste, sepse i kishte shprehur ndjenjat e tij. Ajo i thotë Marielit se nuk i ka premtuar asgjë atij djali, sepse mes tyre nuk ka pasur asgjë më shumë.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS