Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke 0

Administrator | 10:51 AM |

Ndryshimi i motit nuk shkakton dhembje koke



Studimi i një Universitetit të Vjenës hodhi poshtë besimin se elementët klimaterikë janë shkaktarë të dhembjes së kokës.
Ekziston një besim i gjerë se era e fortë, ndryshimet e menjëheshme në presionet barometrike,
mungesa apo teprica e dritës dhe ndërrimi i stinëve, shkaktojnë tek shumë njerëz dhembje të kokës.

Një grup neurologësh austriakë i kërkuan Institutit Qëndor të Metereologjisë
dhe Gjeodinamikës, një studim të gjerë që përfshiu 238 pacientë, nga të cilët 87,8% të seksit femër dhe me një moshë të mesme prej 42 vitesh.
Kështu, ekspertët kishin të dhënat atmosferike të secilës zonë ku jetonin pacientet
dhe në çdo mbrëmje, secila prej tyre i përgjigjej 59 pyetjeve rreth mënyrës se si ndiheshin.

Rezultatet treguan se variacioni i shëndetit të të testuarve,
nuk kishte ndonjë lidhje evidente me luhatjen e klimës.
Lidhja e dhembjes së kokës me ndryshimet klimaterike, sipas ekspertëve, është përgjithësisht psikologjike.

Sipas tyre, njerëzit përpiqen të gjejnë një arsye për të shpjeguar se përse ndihen
keq fizikisht dhe akuza më e natyrshme është ajo që i bëhet klimës.

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS