Aniston: E kënaqur me karrierën time 0

Administrator | 1:05 AM |


Jennifer Aniston ndodhet në Madrid (Spanjë) për prezantimin e filmit “Just Go With It”, në të cilin është protagoniste së bashku me Adam Sandler dhe Brooklyn Decker.

“Jam shumë e kënaqur me karrierën time deri tani. Shpresoj të vazhdoj kështu deri sa të bëhem shumë e vjetër”, u shpreh Aniston.
Aktorja 42-vjeçare ndihet shumë mirë edhe me çështjen e moshës që në Hollywood është paksa e tmerrshme: “Ndihem më mirë se kurrë, edhe më mirë se kur isha 20 vjeç.”
Por, nostalgjia për rininë duket tek ish-protagonistja e serialit të famshëm ‘Friends’ kur korrigjon një gazetare, edhe pse me të qeshur: “Le të themi që jam më shumë se 30 vjeç, tingëllon më bukur.”

0 Responses So Far:

 
HAPSIRA JOTE Copyright © 2010 Prozine Theme is Designed by DeNi Home | RSS Feed | Comment RSS